Vlerat e Parkut Kombëtar të Prespës ekspozohen në qendrën e informacionit për turistët

Shqipëria

Vlerat e Parkut Kombëtar të Prespës ekspozohen në qendrën e informacionit për turistët

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 13:36
Prespës

Parku Kombëtar i Prespës përveç vlerave natyrore dhe peisazhit unik për shkak së është një park i banuar, ka edhe një trashëgimi të pasur kulturore dhe ndërtimore të realizuar më shumë mjeshtëri dhe me materiale organike që gjenden në zonën e Prespës, vlerat të cilave do të ekspozohen për turistët dhe vizitorët në qendrën e informacionit e rihapur pas shumë kohësh.

Drejtori i AdZM Korçë, Gjergji Koki ndau në rrjetet sociale një album fotografik me pamje nga Parku Kombëtar dhe nga qendra e informacionit e gatshme të presë vizitorë.

Turistët do të kenë mundësinë që të marrin informacion për pikat turistike natyore dhe kulturore të vizitueshme në Park, teknikat tradicionale arkitektonike të banesave të zonës, si dhe teknikat tradicionale arkitektonike të peizazhit (gardhet, rrethimet, hambaret, stallat).

Qendra e informacionit për turistët ndodhet në hyrje të Parkut Kombëtar Prespë, në fshatin Lajthizë, shkruan Atsh. Çelja e dyerve të kësaj qendre u bë e mundur falë bashkëpunimit të: Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, KFW Albania, GFA Consulting group, Bashkëpunimit Gjerman dhe European Heritage Volunteers.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat