Parashikohet stuhi shiu në ditët e para të Korrikut, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat

Shqipëria

Parashikohet stuhi shiu në ditët e para të Korrikut, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 11:09
Foto ilustrim

Cikloni i cekët që është krijuar në veri të Italisë do të jetë i mjaftueshëm për destabilizim të atmosferës në Itali dhe Ballkan gjatë dy ditëve të ardhshme te korrikut. Parashihen zhvillime të stuhive lokale të cilat do të jenë izoluara por lokalisht mjaft të fuqishme dhe me struktura të fuqishme vertikale që do të shkaktojnë rrebeshe intensive dhe breshër.

Reshjet do të përfshijnë kalimthi edhe shumë vise bregdetare që nga Sllovenia deri në Shqipëri.

Përsëri theksojmë se reshjet nuk do të kapin tërë territorin dhe se ato do të jenë të karakterit lokal. Një rajon përfshihet nga stuhia ose rrebesh intensiv, ndërsa rajoni tjetër jo shumë larg kursehet nga stuhia dhe rrebeshi. Këto reshje do të jenë tipike verore dhe kështu pritet të ndodhë sipas parashikimeve gjatë kësaj fundjave. Temperaturat do të  arrijnë  deri në  32 grade celcius.

Stuhi të fuqishme lokale veq kanë përfshirë disa pjesë të Italisë. Gjatë natës do të zgjerohen drejt disa viseve të Sllovenisë dhe Kroacisë, pastaj nesër në Mal të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi, Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut. Në tërë rajonin reshjet do të jenë të karakterit lokal, por në viset bregdetare do të jenë më të përhapura.

Vende-vende priten rrebeshe mjaft intesive. Në bregdet moti fillon të përmirësohet menjëherë të dielen, ndërsa të dielën në mbrëmje moti përmirësohet në tërë rajonin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat