1100 Euro për vizë gjermane, si u mashtrua qytetari

Shqipëria

1100 Euro për vizë gjermane, si u mashtrua qytetari

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 21:12
Foto ilustrim

Një denoncues anonim tregoi se para disa muajsh ishte interesuar që të merrte vizë në Ambasadën Gjermane. Një mik i tha se një grua me emrin Erla dhe Kristina Bajram Bodi, mund t’ia përshpejtonin vizën.

Kristina i kërkoi disa herë pagesa dhe në total denoncuesi pagoi 1100 Euro. Më pas gjithçka vijoi me premtime, justifikime e gënjeshtra.

Kristina Bodi: Atëherë, sot Konsullata është pushim. Dhe të gjitha këto postat janë pushim, konsullore.

Por bëre mirë që më kontaktove, se do të kontaktoja vetë shumë shpejt, se isha në komunikim me çunat. Më dërgo pak atë vendndodhjen tuaj, të fshatit tuaj, t’ua dërgoj pak këtyre të Sektorit Konsullor unë, dhe të lidhet me postën! Do të përcaktoj orën, vendin në pikën e afërt.

Kristina Bodi: Po më jep fshatin, ku ndodheni!

Kristina Bodi: Ok, do t’ua çoj unë këtyre gocave, do të bëjnë këto dokumentacionet të gjitha dhe do të tregoj unë. Pa merak!

Kristina Bodi: Jo, do të të them sot, për një orë, një orë e gjysmë, dy. Orën, vendin, ku do të jeni tani!

Kristina Bodi: Unë nuk e di, do të vij sot apo jo! Unë jam në pritje! Mos rri domethënë, se po vjen tani, po vjen pastaj!

Kristina Bodi: Do të jap orën, vendin, ku do dalësh. Dakord?

Kristina Bodi: Sot do të njoftoj atë djalin, se nuk kam mbaruar akoma punë! Se me këtë punë jam duke u marrë!

Kristina Bodi: Akoma, dhe do të të marr unë sot. Me këtë jam duke punuar në këtë moment. Gjallë, vdek, do ta çoj unë sot se s’bën!

Kristina Bodi: Përshëndetje! Si kalove? Si je? Sot do të dërgoj numrin e faturës, sepse siç edhe të thashë që deri në orën 12, jemi marrë me një problematikë shumë të fortë, të një djali që bëri disa gabime, dhe mori një ekspuls. Pa dalë nga puna, do të dërgoj numrin e faturës. Do të jap gjithë instruksionet e duhura, në mënyrë, që të jesh i qartë në tërheqjen e pasaportës. Në rregull? E kam objektiv kryesor emrin tuaj.

Kristina Bodi: Me këtë kodin, do të them unë, kur do paraqitesh në Sektorin Konsullor, por të mbaroj një çikë me kodet njëherë, sepse këto më kanë dërguar për momentin.

Kristina Bodi: Përshëndetje edhe njëherë! Numrin e faturës jua kam dërguar. Do të shikojmë pjesën e hapësirës, për të tërhequr dokumentacionet. Edhe njëherë do t’ju kërkojmë ndjesë, por janë procedura, që nuk është se varen në dorën tonë. Por ka shumë ngarkesë, sidomos ditën e sotme.

Si kalove? Unë jam në punë në këtë moment. Tani sa kam ardhur, dhe jam duke parë terminet, për t’u paraqitur! Për sot është pak e vështirë, se deri në 12 qëndron  dhe ka pak, shumë shumë pak hapësira të lira. Por deri nga mesi i ditës, siç i thashë edhe atij djalit, do t’i dërgoj emailet, për t’u paraqitur përfundimisht, qartë dhe saktë!  

Në një email qytetarit iu kërkua nga Kristina, që të paraqitej për takim në ambasadën gjermane, por atje nuk kishte asnjë të dhënë.

“Më thanë që ti nuk e ke emrin këtu, nuk figuron fare. Ky email mund të jetë fals”, tha i riu.

Në këtë moment, qytetari kërkon paratë dhe pasaportën mbrapsht. Madje ai i thotë, se tani do ta zgjidhë problemin me emisionin “Stop”.

Kristina Bodi: Kërcënimet mbaji për vete jo për mua. Nuk jemi njerëz si puna juaj ne ok.

Denoncuesi: Mirë mirë, do ta shikojmë përfundimin. Unë i kam të gjitha provat. Lekët nuk i ke dërguar sepse po t’i dërgoje do i kishe bërë screenshot.

Mashtrimet dhe rrenat me mua lëri. Nuk je asgjë më shumë e më pak se një njeriu i pagitur. Informohu njëherë më përpara dhe pastaj më trego mua s’ka ardhur.

Denoncuesi: Unë i paditur dhe budalla jam që kur të dhashë lekët ty. Por ato lekë do i marr mbrapsht një më një.

Kristina Bodi: E drejta jote, që të më biesh mua dhe të më shkruash mua, kur të dojë ty qejfi, ka vdekur dhe ka mbaruar! Orari, që duhet të më shkruash ti mua, është nga ora 8 deri në orën 4! Ok? Pasaportën mund ta marrësh, kur të duash, sa të bëjmë anulimin ditën e nesërme, edhe vazhdo pastaj merre! Jo anulim, por djegie totale!

Brenda 24 orësh qytetari merr paratë dhe pasaportën, që rrinte prej 3 muajsh në sirtarët e ambasadës gjermane. Kjo e fundit tha, se nuk ishte rasti i parë i ankesave për zonjën Kristina Bodi.

“Ata ishin në dijeni dhe e dinin fiks se kush ishte mashtruesja. Mesa kuptova unë punonte në ambasadë. Ata sa dëgjuan emrin e dinin fiks kush ishte Kristina Bodi. Nuk isha rasti i vetëm që kisha tërhequr pasaportën në të njëjtën mënyrë. Pasaportën time e kam tërhequr pas 3 muajsh e shikoj përsëri. Kishte zënë merimanga në sirtarin e ambasadës. Pasaporta kishte mbetur në vend. Tani më thanë vazhdo me aplikimin e rregullt, pa Kristina”, tha denoncuesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat