Projektligji për punësimin e detyruar të studentëve të Mjekësisë, Açka: Masë ekstreme, bëni një hap pas se do të ketë pasoja

Shqipëria

Projektligji për punësimin e detyruar të studentëve të Mjekësisë, Açka: Masë ekstreme, bëni një hap pas se do të ketë pasoja

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 10:32
Flutura Açka

Projektligji për punësimin e detyruar të studentëve të Mjekësisë pas përfundimit të Universitetit, ka kaluar në Kuvend.

Deputetja e PD-së Flutura Açka tha në Parlament se kjo është një masë ekstreme.

“Ju këshilloj edhe në emër të Komisionit tim të bëni hap mbrapa, do jetë një precedent që do të ketë pasoja edhe për ju si mazhorancë”, u shpreh ajo.

Flutura Açka: “Duhet ta bëjmë Shqipërinë Është masa ekstreme dhe nxitimi juaj është i pavend. Nuk keni arsye përse të nxitoni. Nuk është konsultuar me grupet e interesit, studentët. Nuk e shoh të arsyeshme që të vijë në Parlamenti me kaq nxitim. Nëse nuk i keni bërë mirë detyruar, mbarojini dhe pastaj merruni me studentët. E papranueshme që t’i vendosim me dhunë këto masa. Jam për të marrë masa që fëmijët të mos ikin, por jo në këto forma absurde që i kishim harruar.

E shoh të pavend që ta kaloni me kaq nxitim. Është masë ekstreme, ju këshilloj edhe në emër të Komisionit tim të bëni hap mbrapa, do jetë një precedent që do të ketë pasoja edhe për ju si mazhorancë”, tha Flutura Açka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat