Aksident në Gramsh, plagosen babë e bir, nisen me urgjencë drejt ‘Traumës’

Shqipëria

Aksident në Gramsh, plagosen babë e bir, nisen me urgjencë drejt ‘Traumës’

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 21:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident është raportuar mbrëmjen e sotme në Gramsh. mësohet se si pasojë e përplasjes së fortë janë dëmtuar 47 vjeçari Artan Llapushi dhe djali i tij, Orgito Llapushi , 15 vjeç.

Lajmi bëhet i ditur për ‘BalkaneWeb’ nga gazetari Shkëlzen Henkoja.

Të dy të dëmtuarit pasi kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Gramshit kanë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes, për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat