Deklarata e fortë e Artan Hoxhës: Largimi i Bledi Çuçit ishte planifikuar përpara dhunës nga Rrajat

Shqipëria

Deklarata e fortë e Artan Hoxhës: Largimi i Bledi Çuçit ishte planifikuar përpara dhunës nga Rrajat

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 09:05
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se shkarkimi i Bledi Çuçit si ministër i Brendshëm ishte parashikuar më herët se të ndodhte ngjarja në Krujë. I ftuar në emisionin Opinion, Hoxha theksoi se ka pasur informacione se Çuçi ishte planifikuar qo të shkarkohej nga detyra.

Blendi Fevziu: Pse e hoqi Çuçin, Rama? Për këtë çështje apo…?

Artan Hoxha: Jo. Ai do hiqej. Unë mendoj që Çuçi i shërbeu për ta smufuar këtë histori sa të mundte, Çuçi ishte planifikuar përpara për t’u larguar nga detyra e ministrit të Brendshëm. Mesa informacion unë kam patur, pritej largimi i Çuçit nga detyra. Mesa duket i erdhi dhe momenti dhe Kryeministri njihet për këto lëvizje të tilla.

Bledi Çuçi u shkarkua nga Kryeministri Edi Rama si ministër i Brendshëm më 8 Korrik pas bujës së sherrit nga fisi Rraja në Fushë Krujë që dhunuan barbarisht dy kushërinjtë Maja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat