SPAK kërkon arrestimin e Ahmetajt, deputetja socialiste ‘braktis’ ish-ministrin: Zbatojmë vendimet e drejtësisë

Shqipëria

SPAK kërkon arrestimin e Ahmetajt, deputetja socialiste ‘braktis’ ish-ministrin: Zbatojmë vendimet e drejtësisë

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 10:36
Arben Ahmetaj

Deputetja e Partisë Socialiste, Etilda Gjonaj, foli në nga ambientet e jashtme të Kuvendit në lidhje me kërkesën për arrestimin e Ahmetaj.

Gjonaj tha se vendimi i socialistëve është i qartë dhe u bë publik gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve, ku organet e drejtësisë nuk do të pengohen për të bërë punën e tyre.

Ajo shtoi se personalisht ndihet keq që një kolegu i tyre do të shkojë në burg, por shtoi se tashmë kjo është një çështje që i takon drejtësisë.

“Ka pasur një vendimarrje dje në Këshillin e Mandateve dhe vullneti është shumë i qartë për të lënë organet e drejtësisë për të bërë punën e tyre. Personalisht ndihem keq, por për sa kohë ëhstë një çështje që i takon drejtësisë, do zbatojmë çfarë drejtësia ka vendosur”, tha Gjonaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat