“Ahmetaj tha se jep llogari para Zotit”, Prifti: Absurde, askush s’mban përgjegjësi

Shqipëria

“Ahmetaj tha se jep llogari para Zotit”, Prifti: Absurde, askush s’mban përgjegjësi

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 12:24
Arben Ahmetaj

Pedagogu Rezart Prifti është shprehur ish-ministri Arben Ahmetaj nuk është filozof por është hajdut.

Në një intervistë për Euronews Albania ai theksoi se deri më tani askush nuk është përgjigjur para drejtësisë duke shtuar se në vendin tonë kjo e fundit nuk ekziston.

Sipas tij Ahmetaj është shembulli i degjenerimit të sistemit shqiptar.

“Beni nuk është filozof është hajdut. Njerëzit interpretojnë poezinë e Benit. Ai mendon se është Zoti dhe të gjithë këtu përgjigjen para drejtësisë së tyre. Askush nuk është përgjigjur para drejtësisë. Këtu s’ka drejtësi. Absurdi i gjithë kësaj gjëje është se ky zotëri me letra mund të jetë perfekt. Drejtësia s’ka çfarë t’i bëjë fare. Për mua Beni është shembulli i degjenerimit të sistemit shqiptar”- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat