Konfiskimi i ndërtimeve pa leje! Si do përdoren nga shteti për strehim social

Shqipëria

Konfiskimi i ndërtimeve pa leje! Si do përdoren nga shteti për strehim social

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 20:08
Foto ilustrim

Ndërtimet që bëhen për qëllim fitimi dhe tejkalojnë katet shtesë jo në përputhje me lejen e ndërtimit, do të konfiskohen dhe shteti mund t’i përdorë për strehim social ose interesa shtetërore apo edhe t’i shesë.

Pas një VKM-je në vitin 2020, të cilën opozita e dërgoi në Gjykatë Kushtetuese dhe që nuk u shfuqizua, qeveria vendosi ta shndërrojë në projektligj, i cili pritet të votohet në parlament.

Në ligj përcaktohen të gjitha procedurat specifike për zhvillimin e objekteve të konfiskuara të ndërtuara qoftë në truall shtet apo privat, shitjen ose administrimin e tyre.

Kështu do të ngrihet Komisioni i objekteve të Konfiskuara pranë agjencisë shtetërore të Kadastrës dhe do të ketë nëntë anëtarë nga ministri të ndryshme. Ky Komision vendos nëse objektet e konfiskaura do t;I përdorë për zyra shtetërore, do t’i fusë në programin social të strehimit apo do t’I shesë ato. Me ligjin krijohet edhe një Fond i veccantë, i cili do të grumbullojë paratë nëse objektet shiten dhe do të financojë veprimtarinë e zhvillimit të këtyre objekteve.

Ndërkohë nëse Komisioni merr vendim për t’i shitur, ligji i ofron të drejtën e parablerjes pronarit të truallit në radhë të parë, më pas personave të tretë që në ligj përcaktohen ata që kanë një marrëveshje juridiko – civile përpara noterit të regjistruar në kadastër, ndërsa i treti mund të jetë subjekti zhvillues apo ndërtuesi.  Parashikohet që objekteve të konfiskuara tu bëhet vlerësim nga një ekspert për të përcatuar vlerën e saj.

Nëse në një godinë, më shumë se 10% e volumit të punimeve janë pa leje atëherë ajo do të konfiskohet e gjitha sipas përcaktimit të këtij ligji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat