Nuk shesin dot grurin, bujqit e Korçës nuk duan 25 lekë për kg

Shqipëria

Nuk shesin dot grurin, bujqit e Korçës nuk duan 25 lekë për kg

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 20:15
Foto ilustrim

Fermerët e Korçës kanë nisur korrjen e grurit por mbeten të shqetësuar për tregun.

Aktualisht çmimi i shitjes është 25 lekë për kilogram çka sipas tyre nuk justifikon as kostot ndërsa nga ana tjetër tremben se edhe konkurrenca mund të jetë një faktor  penalizues për ta. 

Pas luftës në Ukrainë dhe subvencioneve që u dhanë për kultivuesit e grurit vetëm në bashkinë e Maliqit janë 600 ha më shumë të kultivuar me grurë por fermerët e kësaj zone nuk janë të gatshëm ta shesin kaq lirë prodhimin dhe thonë se do të presin rritjen e çmimit.

Vitin e kaluar sipas të dhenave në qarkun e Korces u mbollën 13430 ha me grurë i cili u shit mesatarisht me 40 leke për kg. Pavarësisht këtij çmimi që fermeret e konsiderojnë të arsyeshëm pati shumë prej tyre që nuk arritën të shesin si pasoje e mungeses së tregut shqetesim që duket se fermeret do ta kene edhe kete vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat