Shqipëria preket nga i nxehti “ekstrem”, ekspertët: Qytetarët të shmangin lëvizjet në këto orare, ja masat që duhen ndjekur

Shqipëria

Shqipëria preket nga i nxehti “ekstrem”, ekspertët: Qytetarët të shmangin lëvizjet në këto orare, ja masat që duhen ndjekur

Më: 17 korrik 2023 Në ora: 21:44
Mjekja pranë ISHP, Gentiana Qirjako

I nxehti “ekstrem” ka prekur thuajse të gjithë Evropën, me Shqipërinë që s’mund të bënte përjashtim. Të gjitha parashikimet dhe të dhënat e sinoptikanëve sugjerojnë temperatura deri në 43 gradë celsius, çka e bën edhe më të vështirë lëvizjen për qytetarët, sidomos për grupmoshat e riskuara.

Mjekja pranë ISHP, Gentiana Qirjako tha se qytetarët në përgjithësi, por të moshuarit e fëmijët në veçanti të shmangin lëvizjet e panevojshme në oraret e pikut dhe nëse duhet të dalin, të mbajnë me vete ujë dhe mjete mbrojtëse nga dielli.

Një masë për të parandaluar të nxehtin sipas mjekes është freskimi i ambienteve të shtëpisë dhe aplikimi i dushit disa herë në ditë.

Për të moshuarit mjekët sugjeruan që të mos vërshojnë në plazhe në temperatura të larta, pasi kontakti me ujin mund të bëhet shumë i rrezikshëm, e në disa raste mund të dërgojë deri në fatalitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat