Evi Kokalari plas skandalin, nxjerr zbuluar “kamikazët” brenda “Foltores”

Shqipëria

Evi Kokalari plas skandalin, nxjerr zbuluar “kamikazët” brenda “Foltores”

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 11:23
Evi Kokalari

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari u është rikthyer akuzave të saj ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe bashkëpunëtorëve të këtij të fundit brenda “Foltores”. Edhe pse në fillim kanë qenë miq për kokë, raportet mes Berishës dhe Kokalarit u prishën, teksa aktivistja nxori “shpatën nga kllëfi”, ku përveçse nisi ofensivën ndaj kreut të “Foltores” dhe zbuloi se është kërcënuar nga njerëzit e tij, hodhi akuza të forta ndaj lidershipit të “Rithemelimit”.

Thuajse çdo ditë zonja Kokalari lëshonte siluara e arsenal akuzash ndaj Berishës, ndërkohë që sëfundmi ajo ka riaktivizuar sulmet. Përmes një statusi në rrjetet sociale, aktivistja Kokalari akuzon Berishën dhe “kamikazët” e tij se po e kërcënojnë për ta nxjerrë përfundimisht nga politika shqiptare. E drejtpërdrejtë në atë që thotë, zonja Kokalari e quan Berishën dhe “bandën” e tij mosmirënjohësa, që i kanë shpallur luftë dhe i kërkojnë të heshtë përballë skandaleve që po ndodhin brenda “Foltores”. Megjithatë ajo thekson se pavarësisht presionit, do të vijojë betejën dhe do denoncojë çdo padrejtësi që i bëhet asaj dhe demokratëve.

“Këto ditë mësova se PD paska hapur dhe një grup të quajtur "Konservatorët e rinj' që drejtohet nga Xhuljan Guçe, i cili u akuzua për manipulim vote në favor të Besart Xhaferrit gjatë garës së Forumit Rinor. Ky grup është hapur diku nga fundi janarit dhe përkon si shumë gjëra të tjera me kohën kur unë jam shprehur për të hapur/filluar një lëvizje apo parti konservatore. Nuk ka asnjë dyshim që Sali Berisha vuri në lëvizje disa grupe në atë kohë si kundrapeshë ndaj asaj që doja të bëja unë, por pyetja është pse? Nuk besoj se kam bërë gjë kundër PD-së së Rithemelimit, madje e kam ndihmuar në maksimum me besimin që kjo rrymë do ishte ndryshimi i duhur për Shqipërinë. Kur e pashë që isha gabim në gjykim, vendosa të bëj vetë diçka ndryshe, po pse kaq luftë e ashpër ndaj meje?A nuk është e drejta ime demokratike të bëj diçka në të cilën unë sinqerisht besoj?A i shkon Berishës apo dhe Rithemelimit të më luftoj mbas gjithë ndihmës që i dhashë dhe që e kishin në tavolinë deri vonë? A po duhej të largohesha në heshtje, të mbyllja sytë ndaj faktit që as partinë nuk e hapen dhe as zgjedhje demokratike nuk bënë brënda saj?Ku po gaboj”, shkruan ajo.

Kriza në PD dhe rrugë dalja

Ndërkohë përmes një statusi të dytë, aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari tregon recetën që duhet të ndiqet për të bashkuar Partinë Demokratike, ndërsa hedh akuza të forta ndaj Albana Vokshit dhe Jemin Gjanës. Madje zonja Kokalri shkon deri atje në kërkesën e saj sa i bën thirrje publike ish-kryeministrit Sali Berisha që të largohet nga politika.

“Doni ta dini realisht çfarë mendoj për PD? Berisha të japë dorëheqjen, dy bazat të bashkohen nën logon zyrtare. Të ketë zgjedhje të reja të kryesisë dhe këshillit kombëtar, por jo me mbikëqyrës Albana Vokshin e Jemin Gjanën, por pse jo, një grup nga diaspora dhe në bashkëpunim me anëtarët e PD-së. Të ketë primare reale për kryetar dhe nën-kryetar. Në tre deri ne gjashte muaj kjo mund të realizohet dhe PD mund të ringjallet, dhe do ti bashkohesha dhe unë e disa te tjerë nga diaspora, madje duke i dhënë ndihme fantastike qe nga ku jemi. Por kokëfortësia e disave nuk do e lejojnë, dhe Edi Rama sot po hedh themelet për tu bere mbret. Oh, dhe Bushati kot ja fut sepse nuk kupton relacionin e Sorosit me familjen Clinton. Soros s'ka nevoje ta paguaj Bill Clinton të vijë në Tiranë, dhe nuk e ka sjelle fare për Albin Kurtin. Alex Soros sapo morri frenat e makinerisë Soros, dhe thjeshte po ndërton regjimin  e tij ne Ballkan. Po nejse, flini dhe për disa dekata se mire e keni”, nënvizoi aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat