“Digjen” Elbasani, Berati dhe Gjirokastra, sinoptikanët japin paralajmërimin e frikshëm për pasnesër

Shqipëria

“Digjen” Elbasani, Berati dhe Gjirokastra, sinoptikanët japin paralajmërimin e frikshëm për pasnesër

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 12:51
Foto ilustrim

Shqipëria prej ditësh po përjeton temperatura ekstermisht të larta. Sipas meteoalb, termometri sot shënon 42 gradë në disa qarqe të vendit. Konkretisht problematike paraqitet situata në qarkun e Elbasanit, Beratit dhe të Gjirokastrës.

Po ashtu mësohet se vlerat maksimale kapin edhe Kopliku, ndërsa Kukësi dhe Hasi 39 gradë celsius, ndërsa në Korçë vlerat maksimale janë 36.

Ndërkohë, nga parashikimi i motit nesër në Tiranë do të shënohen temperatura maksimale prej 42 gradësh, për të kulmuar pasnesër me 43 gradë në qarqet Berat dhe Gjirokastër.

Po ashtu mësohet se në ultësirën perëndimore temperaturat variojnë nga 40 deri në 42 gradë celsius. Sakaq, parashikohet që në fundjave të ketë një ulje të lehtë të temperaturave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat