Zgjedhjet në Rrogozhinë, pjesëmarrje e lartë votuesish krahasuar me 14 majin

Shqipëria

Zgjedhjet në Rrogozhinë, pjesëmarrje e lartë votuesish krahasuar me 14 majin

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Krahasuar me 14 majin, votimet në Rrogozhinë këtë herë po ecin me ritme më të shpejta.

5.21% është numri i votuesve, ndërsa 2 muaj më parë, në po të njëjtën orë pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë 1.7%.

Ndryshe nga 14 maji, ata do të vendosin shenjën e tyre vetëm në një fletë votimi.

I pari renditet kandidati i PS-së Edison Memolla dhe i dyti është Shkëlqim Hoxha nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat