Asgjësohen me anë të djegies 609 bimë kanabis të gjetura në malësinë e Krujës

Shqipëria

Asgjësohen me anë të djegies 609 bimë kanabis të gjetura në malësinë e Krujës

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 10:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Vazhdojnë kontrollet në malësinë e Krujës dhe fshatrave të ndryshme përreth me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Në fazën e 31 të  megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, janë gjetur dhe asgjësuar përmes djegies 609 bimë kanabis në malësinë e Krujës.

Më parë, në kuadër të këtij operacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 17 955 bimë narkotike kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat