Asambleja e PS/ Blendi Klosi zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm, Bledi Çuçi kryetar grupi

Shqipëria

Asambleja e PS/ Blendi Klosi zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm, Bledi Çuçi kryetar grupi

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 19:34
Foto ilustrim

Asambleja e Përgjithshme e mbajtur këtë të mërkurë prodhoi ndryshime në Partinë Socialiste.

Blendi Klosi zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i PS-së, duke zëvendësuar Damian Gjiknurin.

Ndërsa Bledi Çuçi, i cili u shkarkua nga posti i ministrit të Brendshëm disa ditë më parë u zgjodh kryetar i grupit të PS-së, post i mbajtur nga Taulant Balla.

Ka ndodhur një shkëmbim postesh mes Çuçit dhe Ballës, pasi ky i fundit u emërua ministër i Brendshëm në kabinetin e qeverisë Rama.

Asambleja e Përgjithshme nën drejtimin e kryesocialistit Edi Rama e mbajtur me dyer të mbyllura zgjati për rreth një orë.

Sipas informacioneve, të gjithë anëtarët e Asamblesë u urdhëruan të fiknin telefonat.

Kjo ishte një ndër të paktat Asamble me dyer të mbyllura që prej vitit 2005 kur Edi Rama mori drejtimin e PS-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat