Kryebashkiakë e ministra të PS në burg, Klosi: Jemi ballëhapur para qytetarëve

Shqipëria

Kryebashkiakë e ministra të PS në burg, Klosi: Jemi ballëhapur para qytetarëve

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 12:24
Gjiknuri dhe Klosi

Damian Gjiknuri i kaloi sot detyrën si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosit, në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Sekretari i zgjedhur, Blendi Klosi u pyet nga gazetari Muhamed Veliu se çfarë kostoje politike i shkaktojnë Partisë Socialiste arrestimi i eksponentëve të kësaj partie dhe kryebashkiakëve.

Duke e komentuar shkurt, Klosi tha se një nga premtimet e mëdha është reforma në drejtësi dhe PS vijon të jetë transparente ndaj qytetarëve.

“Partia Socialiste, një nga premtimet e mëdha që dha në 2013-tën, ishte reforma në drejtësi, e pavarur dhe funksionale. Këto shembuj dëshmojnë drejtësinë. Sa i përket qeverisjes, ajo çfarë bëjmë në pushtet, në 9 garat e fundit kemi fituar 8 dhe gara e fundit e 2023 ishe dëshmi e qartë se PS ishte shumë e fortë. Duke reformuar veten, një armatë kaq e madhe ka momente që duhet të vlerësohen edhe nga drejtësia Vazhdojmë të jemi ballëhapur para qytetarëve”-tha Klosi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat