​Begaj: SHBA, partneri strategjik më i madh i shqiptarëve

Shqipëria

​Begaj: SHBA, partneri strategjik më i madh i shqiptarëve

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 14:12
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në këtë 101 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara, ka shkruar se këto marrëdhënie janë gjithnjë e më të forta.

Begaj ka shkruar në Facebook se përgjatë historisë, Shtetet e Bashkuara kanë qenë gjithmonë në krahun e Shqipërisë.

“Gjithmonë duke na mbështetur në të gjitha projektet dhe sukseset tona madhore, ndaj për këtë do i jemi përherë mirënjohës.

Gëzuar 101 vjetorin e miqësisë me SHBA-në, partnerin strategjik më të madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat