Sot shuhet edhe “fenomeni” alibik anti-PD e anti-Basha i grupit Bardhi dhe co

Shqipëria

Sot shuhet edhe “fenomeni” alibik anti-PD e anti-Basha i grupit Bardhi dhe co

Nga: Skënder Kapiti Më: 29 korrik 2023 Në ora: 10:44
Skënder Kapiti

Sot Shqipëria ndodhet në udhëkryq. Ky udhëkryq ku ajo ndodhet ,shkak për këtë është korrupsioni gjithpolitiko-institucional. Partia Demokratike sulmohet nga e gjithë politika e vjetër e tranzicionit. Ky  Bardhi me disa të tijët  pretendoi dhe u përpoq me sa mundi që të pengonte mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetar të Partisë Demokratike duke menduar se me këtë tentativë të re komplotuese kundër Bashës do të kishte sukses duke sajuar  fenomenin alibik te moszbatimit të statutit të PD-së, gjë e cila është alibia e fundit si përpjekje e grupit foltoristo- folkloristik  “na bashkoi non grata” amerikane.

Këtu nuk kam ndërmend të sjell argumentet ligjore e statutore që rrëzojnë këtë alibi të Bardhit sepse atë e dinë mirë publiku dhe demokratët,por ajo se cfarë e shtyu këtë Bardhin në këtë veprim atë e di vetë Gazi, i cili paska qenë Kali i Trojës së non gratës në Partinë Demokratike institucionale. Kjo alibi mendojnë organizatorët dhe shpikësit e saj,se do u shërbejë atyre për ta përdorur si justifikim  për të mos njohur Bashën si kryetar të Partisë Demokratike, e cila ka qenë që kur shpërtheu foltorja, ky ka qenë qëllimi i saj i vetëm.

Tashmë grupimi “na bashkoi non grata” , nuk ka asgjë dhe asnjë lidhje me Partinë Demokratike, dhe zgjedhja e kryetarit të Partisë Demokratike bëhet nga antarësia e saj dhe jo nga të vetëlarguarit dhe as nga të përjashtuarit nga PD-ja.

Ligjërisht aq më tepër kur Gjykata njeh edhe sot kryetar të PD-së Bashën, i cili në këto zgjedhje kërkon që të vazhdojë të jetë përsëri ,pra ai kërkon që nga këto zgjedhje të “parakohshme” për kryetar të PD-së kërkon  të marrë përsëri besimin e demokratëve që të jetë kryetar i PD-së për të cuar përpara misionin dhe vizionin e tij demokratik e proamerikan për të sjellë ndryshimin ,dhe për ta sjellë Partinë Demokratike në pushtet; gjë të cilën atij ia kanë pamundësuar deri më sot kundërvënia ndaj tij e të gjithë politikës së vjetër e Trekëndëshit të Bermudës, politika e krimit,korrupsionit,hajdutërisë dhe tradhtisë si dhe korrupsioni mediatik e ai shoqëror.

Zgjedhja e Bashës si kryetar i PD-së që është e pashmangshme ligjerisht,juridikisht, demokratikisht, moralisht  dhe me statut është sfida dhe dështimi i plotë i të gjitha kurtheve e komploteve antiBasha te polititikes se vjeter.

Fakti që Basha kandidon për kryetar të PD-së  nxori në skenë edhe këtë grup “rezervë”  të ri pucistësh antiBash  të foltores. Pucistët e rinj antiBasha të grupit bardhi-nongrata të cilëve rizgjedhja e Bashës në krye të Partisë Demokratike ua pret atyre të gjitha fijet, tentakulat dhe orvajtjet për  rikapjen e Partisë Demokratike nga elita e vjetër e saj.

Pra, këto kohët e fundit kur Partia Demokratike bën zgjedhjen e  kryetarit të saj sot  me dt.29 Korrik 2023,  nga deputetët e Partisë Demokratike doli një zhurmues politik tjetër me frekuencë foltoristike,  nje farë deputeti pa shtyllë kurrizore,i paqëndrueshëm dhe lehtësisht i përdorshëm nga Foltorja, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i cili nuk po shkakton cudi dhe nuk ka shans as tollovi që të shkaktojë si një  individ  politik tinzar i Foltores. Duke e parë se nuk mund të ketë më karrierë politike sepse as nuk ka aftësi për një gjë të tillë, duke parë se dështoi dhe nuk ka as besim dhe as respekt te antarësia e PD-së,mendon se do të vlerësohet nga Foltorja me qëllim që duke gënjyer veten  se Foltoreje do ta listojë në të ardhmen si kandidat për deputet, pasi te PD -ja as që mund të paramendohen më kandidat për deputet të këtij soji. Nuk ke se cfarë të gjesh e të artikulosh ndonjë gjë  intereante për të. Politikish do digjet si një kandil politik  kashte, ai bashkë me disa të tjerë si ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat