Shpërthen bombola e gazit në Pogradec, dëmtohet komshiu që ndërhyu për ndihmë

Shqipëria

Shpërthen bombola e gazit në Pogradec, dëmtohet komshiu që ndërhyu për ndihmë

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 15:17
Foto ilustrim

Një bombol gazi ka shpërthyer në banesën e një shtetasi në fshatin Rëmenj të Pogradecit.

Si pasojë e shpërthimit ka mbetur i lënduar komshiu, i cili kishte shkuar të ndihmonte në neutralizimin dhe fikjen e zjarrit që ishte shkaktuar si pasojë e rrjedhjeve të bombolës së gazit.

Grupi hetimor dhe policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 29.07.2023, rreth orës 13:15, në fshatin Rëmenj, në banesën e shtetasit F. T., ka shpërthyer një bombol gazi, ku për pasojë ka djegur lehtë këmbën komshiu i tij, shtetasi B. K., që ka ndërhyrë për fikjen e zjarrit, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Pogradecit”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat