Panik në Kashar, përfshihet nga flakët shtyllën e tensionit

Shqipëria

Panik në Kashar, përfshihet nga flakët shtyllën e tensionit

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 10:58
Kashar

Një sipërfaqe e vogël toke është përfshirë nga flakët këtë mëngjes në Kashar, si pasojë e shkëndijave elektrike në shtyllat e tensionit.

Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve.

Nuk dihet ende nëse shkak për shkëndijën elektrike ka qenë këputja e kabllove për shkak të nxehtësisë nga temperaturat e larta, siç ishte rasti i Elbasanit disa javë më parë.

Këputja e telave të tensionit të lartë në zonën e Bradasheshit në Elbasan ka rrezikuar jetën e banorëve, ndërsa ata janë shprehur të alarmuar pasi linjat e tensionit të lartë u kanë rënë mbi shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat