Prenë masivisht sipërfaqe pyjore në zonë të mbrojtur në Bulqizë, arrestohen 3 shtetas

Shqipëria

Prenë masivisht sipërfaqe pyjore në zonë të mbrojtur në Bulqizë, arrestohen 3 shtetas

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 11:49
Foto ilustrim

Policia në Bulqizë ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas dhe ka shpallur në kërkim dy vëllezër, për krim kundër mjedisit në mënyrë të organizuar.

Këta shtetas kanë prerë masivisht sipërfaqe pyjore në zonën e mbrojtur “Liqeni i Zi” me qëllim sigurimin e lëndëve drusore në kundërshtim me ligjin.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 3 mjete të rënda, variskë dhe kamion, që shërbenin për hapjen e rrugëkalimeve dhe për transportin e lëndës drusore, një motosharrë dhe një sasi lënde drusore e prerë ilegalisht, që u gjet në pjesë të ndryshme të zonës së mbrojtur “Liqeni i Zi”.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shtegu”, për goditjen e një rasti të krimeve kundër mjedisit, që kryhej në mënyrë të organizuar nga disa shtetas.

Kishin prerë masivisht sipërfaqe pyjore në zonën e mbrojtur “Liqeni i Zi”, me qëllim sigurimin e lëndëve drusore në kundërshtim me ligjin, arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të tjerë (vëllezër) që janë identifikuar nga Policia, si organizatorë të kësaj veprimtarie kriminale.

Sekuestrohen 3 mjete të rënda (variskë dhe kamion) që shërbenin për hapjen e rrugëkalimeve dhe për transportimin e lëndës drusore, një motosharrë dhe një sasi lënde drusore e prerë ilegalisht, që u gjet në pjesë të ndryshme të zonës së mbrojtur “Liqeni i Zi”.

Si rezultat i monitorimit të vazhdueshëm të zonave të mbrojtura, në të gjithë qarkun, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës policore, Strukturat Hetimore të DVP Dibër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Shtegu”.

Në kuadër të këtij operacioni, Policia mbajti në vëzhgim territorin e zonës së mbrojtur “Liqeni i Zi”, dhe si rezultat konstatoi dhe goditi një rast të krimeve kundër mjedisit, që kryhej në këtë zonë, në mënyrë të organizuar nga disa shtetas.

Për këtë rast u kapën në flagrancë duke prerë lëndë drusore ilegalisht, dhe u vunë në pranga shtetas 38 vjeç, banues në Bulqizë, si dhe shtetasit ,45 vjeç dhe., 43 vjeç, të dy banues në Dibër. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit  46 vjeç dhe , 42 vjeç, vëllezër, të dy banues në Fushë Bulqizë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se vellezerit kishin punësuar 3 shtetasit e arrestuar, për të prerë në kundërshtim me ligjin, lëndë drusore në zonën e mbrojtur “Liqeni i Zi”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 mjete variskë dhe 1 mjet kamion që shërbenin përkatësisht për hapjen e rrugëkalimeve dhe për transportimin e lëndës drusore, një motosharrë dhe një sasi lënde drusore e prerë ilegalisht, që u gjet në pjesë të ndryshme të zonës së mbrojtur “Liqeni i Zi”.

Vijon puna intensive për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Monitorimi i territoreve të zonave të mbrojtura, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksiomit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat