PD del me kërkesën urgjente ndaj SPAK

Shqipëria

PD del me kërkesën urgjente ndaj SPAK

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 17:36
Foto ilustrim

Pas disa kallëzimeve të bëra para drejtësisë, Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme të sekuestrojë koncesionin e check-up-it në shëndetësi.
Me anë të Albana Vokshit, opozita sërish bëri thirrje që të anulohet ky koncesion, me argumentin që po merr paratë e shqiptarëve edhe për shërbime që nuk i ofron.

“Check up, është tregues i modelit që Edi Rama ka ngritur në Qeverisje. Koncesioni i parë në shëndetësi, që hapi rrugën për 3 të tjera që shkatërruan cdo shtyllë të shëndetësisë. Check up u përgatit, hartua, tenderua, jo duke pasur në vëmendje interesin publik, por vetëm interesin e privatit, pra të Vilma Nushit. 

Sipas të dhënave zyrtare, Vilma Nushi është paguar rreth 60 mln Euro për një shërbim që deri më sot nuk është vërtëtuar që ka kryer, në të kundërt, ka shtuar stres te qytetarët për shkak të cilësisë jo të mirë të analizave, ka shtuar harxhimet të familjet që nuk i besuan check up.

Partia Demokratike ka kërkuar anulimin e koncesionit të check up dhe 7 milionë eurot që i jepen çdo vit klientes së Edi Ramës të programohen për rritjen e shërbimit në spitale
”, tha Vokshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat