“Prej turistëve presim me fitu bukën e gojës se Shqipëria ka mbaru” - Shitësja e shqetësuar, punon 3 muaj që t’i mbulojë muajt e tjerë të vitit

Shqipëria

“Prej turistëve presim me fitu bukën e gojës se Shqipëria ka mbaru” - Shitësja e shqetësuar, punon 3 muaj që t’i mbulojë muajt e tjerë të vitit

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 13:31
Shitësja në Shengjin

Një prej rubrikave eksploruese “Ku me shku n’det”, në të cilën çdo ditë për shikuesit sjellin nga një reportazh nga plazhet më të bukura shqiptare.

Ekipi i medias bëri një vizitë në Shëngjin.

Një shitëse në Shëngjin, tregoi se ekzistencën për tërë vitin e sigurojnë vetëm nga tre muajt e sezonit prej blerjeve që i bëjnë turistët.

“Pushues na kanë ardhë boll, veç se filloi pak sezoni vonë me thënë të drejtën, po tash po kënaqem se na kanë ardhë turista shumë. Nga ata po presim me e fitu bukën e gojës se Shqipëria ka mbaru.

Na tre muaj punojmë me e kalu tërë vitin, 12 muaj"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat