Stuhi në Lezhë, pushuesit “braktisin” Shëngjinin

Shqipëria

Stuhi në Lezhë, pushuesit “braktisin” Shëngjinin

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 10:08
Shëngjin

Stuhi dhe reshje shiu të papritura, pas një periudhe të gjatë me temperatura shumë të larta kanë  detyruar pushuesit në Lezhë të boshatisin plazhin e Shëngjinit.

Çadrat dhe shezlonget janë mbyllur, beach bar-et dhe lokalet po ashtu, ndërsa deti është egërsuar dhe niveli i dallgëzim është i lartë.

Disa nga pushuesit që nuk janë larguar ende, po qëndrojnë në hotele dhe banesa por ka dhe prej atyre që janë larguar.

Po paralajmërohet për mot me shi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat