Ministri i Jashtëm grek reagon për çështjen Beleri: Paraburgimi i paligjshëm, Shqipëria po dëmton veten

Shqipëria

Ministri i Jashtëm grek reagon për çështjen Beleri: Paraburgimi i paligjshëm, Shqipëria po dëmton veten

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 12:32
Giorgos Gerapetritis

Ministri i Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis ka reaguar sërish lidhur me çështjen e kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Në një deklaratë për televizionin publik grek ERT, Gerapetritis tha se “paraburgimi i Belerit është i paligjshëm dhe cenon shtetin e së drejtës”.

Ai theksoi se qeveria greke ka ndërmarrë një sërë nismash jo vetëm për lirimin, por edhe për betimin në postin e kryebashkiakut, duke theksuar se këto çështje çojnë në përshkallëzim të situatës dhe rritje tensioni.

“Me mënyrën se si funksionon, pala shqiptare me siguri po qëllon këmbët e veta”, vuri në dukje Gerapetritis, duke paralajmëruar se çdo shkarkim i Belerit nga posti i tij do të nënkuptonte një përkeqësim serioz të marrëdhënieve greko-shqiptare.

Gerapetritis tha se nuk ka sesi të vazhdojë procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE kur ka një shkelje të tillë të shtetit ligjor dhe prezumimit të pafajësisë së Fredi Belerit.

Duke thënë se mënyra e trajtimit të çështjes përbën një pengesë serioze në rrugën e Shqipërisë drejt familjes evropiane, ministri i Jashtëm grek shtoi se tensioni i krijuar nuk është aspak i dobishëm për vendin fqinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat