Laboratori i drogës në shtëpinë e zyrtarit të PS-së në Fier, SPAK zgjat hetimet me 3 muaj

Shqipëria

Laboratori i drogës në shtëpinë e zyrtarit të PS-së në Fier, SPAK zgjat hetimet me 3 muaj

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 13:07
Foto ilustrim

Prokuroria e Posaçme Anti-Kurrupsion (SPAK) ka zgjatur me 3 muaj hetimet për laboratorin e drogës në Fier.

Laboratori i drogës u zbulua në Frakull të Fierit, në shtëpinë e zyrtarit të PS-së, Viktor Çervanaku.

Nga hetimet rezultoi se ngarkesa e kokainës ishte porositur në Kolumbi në muajin Maj 2022.

Kokaina ishte fshehur brenda thasëve me pleh kimik me peshë 24 ton.

Më pas, “ngarkesa” me pleh kimik u nis nga Kolumbia në drejtim të Portit të Pireut në Greqi, dhe më pas me destinacion tranzit në Portin e Barit në Mal të Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat