Shtohet popullsia, INSTAT: 456 lindje më shumë se vdekje në 3 muajt e fundit

Shqipëria

Shtohet popullsia, INSTAT: 456 lindje më shumë se vdekje në 3 muajt e fundit

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 16:42
Foto ilustrim

Popullsia shqiptare është shtuar përgjatë 3 mujorit të 2 të këtij vitit.

Raporti i fundit i Institutit të statistikave ka nxjerr në pah se në këtë periudhë ka pasur 465 lindje më shumë se sa vdekje , duke bërë që shtesa natyrore e popullsisë të jetë pozitive.

Sipas të dhënave zyrtare nga prilli deri në qershor kanë ardhur në jetë 5.119 bebe. Kjo shifër është 8,2% më ulët se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 1.846 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët mbetet Gjirokastra me 84 lindje.

Rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të dytë 2023, krahasuar me tremujorin e dytë 2022 e ka qarku i Vlorës me 2,4 %, ndërsa rënien më madhe e ka qarku i Beratit me 19,2 %.

Fatalitetet përgjatë kësaj periudhe kanë ardhur në rënie. Sipas INSTAT Qarku me numrin të ulët të vdekjeve është Kukësi me 97 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të lartë është Tirana me 1.147 vdekje. Uljen më të madhe në përqindje të vdekjeve gjatë tremujorit të dytë 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 e zë qarku i Durrësit me rënie prej 17,6 %.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat