Rusi i arrestuar në uzinën e armëve në Gramsh: Pse pranova që jam spiun

Shqipëria

Rusi i arrestuar në uzinën e armëve në Gramsh: Pse pranova që jam spiun

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 19:10
Mikahil Zorin

Mikahil Zorin, një nga rusët e arrestuar pasi hyri në uzinën e Gramshit një vit më parë ka deklaruar ekskluzivisht për Euronews Albania se ishte dhunuar nga policia dhe kjo e ka detyruar të thotë se erdhi në Shqipëri i ngarkuar me detyrë nga shërbimet ruse FSB.

Ai fotografoi bashkë me shokët e tij pika të reparteve të njohur në Bovillë, Poliçan, Patos dhe Gramsh, gjithashtu fotografoi dhe ujësjellës të ndryshëm.

Tani që muajt kanë kaluar nga kjo deklarate e firmosur prej tij, Zorin i thotë gazetarit Xhensil Shkëmbi një version ku pranon nënshkrimin e rrëfimit. Megjithatë ai shton se e dha një rrëfim vetinkriminues për shkak të dhunës policore.

“Po, është e vërtetë që kam firmosur këto dokument, por i kam firmosur vetëm sepse doja të shpëtoja veten. Policia më kërcënoi, më shkaktoi dhimbje, më bënin presion, më godisnin në fytyrë dhe në kokë dhe pjesë të tjera të trupit,” – deklaroi Zorin.

Ky pretendim i Mikahil Zorin kundërshtohet nga ana e prokurorit të çështjes Kreshnik Ajazi, i cili në një komunikim me Euronews Albania tregon se me këtë shtetas të dyshuar si spiun është respektuar çdo procedurë ligjore dhe në momentet e nënshkrimit të këtyre dokumenteve sekrete kanë qenë prezent avokati i tij dhe përkthyesi.

Ndërkohë Isuf Shehu, avokati aktual i dy rusëve ka mohuar te ketë dijeni për këtë pretendim të ngritur nga klienti i tij, duke u shprehur se në momentet e firmosjes ende Zorin nuk ka qenë klienti i tij, por i një avokati tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat