Pedagogia Hidri: Shqiptarët nuk janë paragjykues për shaminë

Shqipëria

Pedagogia Hidri: Shqiptarët nuk janë paragjykues për shaminë

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 19:36
Pedagogia Entela Hidri

Pedagogia Entela Hidri tha në një intervistë për Euronews Albania se shqiptarët nuk janë paragjykues sa i takon mbulesës që përdoret nga gratë praktikante të fesë myslimane.

Komenti erdhi i lidhur me një ngjarje ku një një familje u dëbua nga një resort në Malin e Zi, pasi vajza e tyre kishte veshur hijab dhe pronari i resortit nuk pranoi që të lahej në pishinë, rast që sipas pedagoges është sporadik.

“Fati jonë i mirë është që jemi në epokën e lirisë së zgjedhjes ku secili nga ne përfaqëson dhe është ai që ka vendosur të jetë pa ndikim nga të tjerët, në mënyrë të lirë, me bindje të plotë. Në kohët më parë, po t’i kthehemi jo më shumë se 100 vjet historisë, po ta shikosh gruan si plaçkë, në kulturat europiane deri në 1890 gruaja ka qenë plaçkë, që burri kur shiste shtëpinë, shiste dhe gruan si orendi shtëpiake.

Ne kemi avancuar si shoqëri, unë mendoj që këto tema duhet të ishin ezauruar tashmë dhe t’i japim të drejtë njeriut të zgjedhë për veten. Në momentin që unë jam një qenie e mëvetësishme më lër që në mënyrë të mëvetësishme të zgjedh për të vendosur atë që dua,” – u shpreh Hidri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat