Shiste drogë në Sarandë, arrestohet 38-vjeçari

Shqipëria

Shiste drogë në Sarandë, arrestohet 38-vjeçari

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 15:34
Policia

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës intensive të kryer në kuadër të sezonit turistik 2023, kundër veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në doza, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 16”.

Operacioni dha si rezultat arrestimin në flagrancë shtetasi Guximtar Mustafa, 38 vjeç, banues në lagjen nr. 3, Sarandë.

Gjatë kontrolleve fizike ndaj këtij shtetasi dhe në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan sasi të lëndëve narkotike heroinë dhe cannabis sativa, të cilat ky shtetas i kishte siguruar dhe i kishte ndarë në doza, me qëllim shitjen e tyre, në zona të ndryshme të qytetit të Sarandës.

Dozat e lëndëve narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 2 celularë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat