Muzikë të lartë pas orarit të lejuar, procedohen menaxherët e lokaleve në Sarandë

Shqipëria

Muzikë të lartë pas orarit të lejuar, procedohen menaxherët e lokaleve në Sarandë

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

Menaxherët e dy lokaleve në Sarandë janë proceduar nga policia pasi kanë vënë muzikë të lartë në këto ambiente duke shqetësuar pushuesit.

Si rezultat i kontrolleve të kryera gjatë mbrëmjes dhe gjatë natës, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në subjekte të ndryshme në zonën urbane dhe në atë bregdetare, për të verifikuar zbatimin e ligjit mbi orarin dhe nivelin e muzikës, janë konstatuar dhe goditur 2 raste të tjera të paligjshmërive në këtë fushë.

Për këto raste, janë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për menaxherët e 2 lokaleve, shtetasit, 38 vjeç, banues në Tiranë dhe 41 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”. Gjithashtu, Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale pajisjet që gjeneronin muzikën”, sqaron policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat