Nuk iu dorëzua RENEA-s për 11 orë, ekzekutohet me spajper 62-vjeçari

Shqipëria

Nuk iu dorëzua RENEA-s për 11 orë, ekzekutohet me spajper 62-vjeçari

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 09:04 Përditësuar në ora: 10:05 më 12.08.2023
Pamje nga vendi i ngjarjes

U ekzekutua pas 8 orësh “luftë” me RENEA-n/ Publikohen pamjet e rënda, 62-vjeçari i mbuluar me gjak, pranë edhe arma

Ministria e Brendshme ka publikuar foto të 62-vjeçarit Ramiz Muçollari pas ekzekutimit nga forcat RENEA në banesën e tij në fshatin Qesarakë.

Siç shihet në foto, viktima qëndron i pajetë në dysheme, i mbuluar me gjak dhe armën tek këmba.

62-vjeçari u vra nga forcat RENEA mëngjesin e sotëm pas dështimit të tentativave për dorëzimin e tij.

“Në mëngjesin e sotëm, Forcat Speciale “Renea”, kanë mundur të hyjnë deri në katin e dytë të banesës së shtetasit Ramiz Muçollari, i cili ishte ngjitur në papafingon e banesës dhe ka hapur zjarr në drejtim të Forcave Speciale “Renea”, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre”, raporton policia, duke shtuar se “Renea”, në zbatim të plotë të procedurave standarte janë kundërpërgjigjur me zjarr.

Pas rreth një orë shkëmbimi i zjarrit, 62-vjeçari është qëlluar për vdekje.

Sipas Policisë, Ramiz Muçollari, vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe gjatë ditës së djeshme (11 gusht) ka qenë për vizitë me familjarët në spitalin psikaitrik, por nuk është shtruar në spital.

Në mbrëmje kur janë kthyer në banesë ka nisur konfliktin me familjarët, duke plagosur me thikë gruan dhe djalin.

Policia eleminoi personin që ushtroi dhunë mbi bashkëshorten dhe djalin, reagon Balla

Ministri I Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me ngjarjen e kësaj të shtune në Maliq ku forcat RENEA kanë ekzekutuar me armë 62 vjeçarin që plagosi me thikë bashkëshorten dhe goditi me tytën e armës djalin e tij.

Balla shpreh mirënjohjen ndaj Forcave të RENEA-s që gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme dhe sot mëngjes kanë rrezikuar jetën duke negociuar me 62 vjeçarin Ramiz Muçollari që fatkeqësisht përfundoi me vrasjes e tij.

Mirënjohje forcave RENEA dhe atyre të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë për kryerjen e detyrës gjatë gjithë natës së mbrëmshme deri sot në mëngjes në Maliq edhe në kushtet e kërcënimit për jetën, sepse thirrjeve të Policisë së Shtetit, shtetasi që kërkohej të ndalohej, ju kundërvu me përdorimin e armës ndaj policisë. Në këto rrethana përcaktimet ligjore janë të qarta dhe Policia e Shtetit zbatoi Ligjin.

Dua ta siguroj publikun se çrrënjosja e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje është një detyrë kryesore. Çdo grua, çdo vajzë duhet të ketë besimin se telefonata e saj tek Policia është vendimi i duhur që sjell çlirimin nga makthi dhe fitoren e ligjit mbi padrejtësinë dhe dhunën”, ka thënë Balla.

Tetë orë “luftë”, RENEA ekzekutoi burrin e dhunshëm, policia jep detaje

Policia ka dhënë detaje në lidhje me ekzekutimin e 62 vjeçarit Ramiz Muçollari në Maliq, pasi prej orësh ishte në rrethim nga forcat RENE-a.

Sipas uniformave blu mësohet se 62 vjeçari në momentin që forcat RENE-a janë ngjitur në katin e dytë të banesës dhe kanë bërë thirrje që ai të dorëzohet ai sërish ka hapur zjarr duke rrezikuar seriozisht jetën e efektivëve.

Në atë moment forcat Speciale “Renea”, në zbatim të plotë të procedurave standarte janë kundërpërgjigjur me zjarr dhe përreth një orë ka vijuar shkëmbimi i zjarrit. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, 62- vjeçari ka humbur jetën.

Njoftimi i plorë:

Shkëmbeu zjarr me Policinë lokale dhe më pas me forcat Speciale “Renea”, por si pasojë e shkëmbimit të zjarrit 62- vjeçari humbi jetën.

Forcat Speciale “Renea”, në bashkëpunim me Policinë lokale të Komisariatit të Policisë Maliq dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korcë, prej më shumë se 8-orësh mbajtën të rrethuar në fshatin Qesarakë, Maliq, banesën e shtetasit Ramiz Muçollari, i cili mbrëmjen e djeshme plagosi me thikë bashkëshorten dhe djalin e tij.

Shtetasi Ramiz Muçollari, pas plagosjes së dyfishtë u mbyll në banesë dhe nuk i’u përgjigj thirrjes së Policisë Vendore për t’u dorëzuar, por ka qëlluar me armë zjarri (mitraloz të lehtë) në drejtim të tyre.

Ndodhur në këto kushte janë dërguar me urgjencë në vendngjarje, Forcat Speciale “Renea”, të cilat kanë marrë nën kontroll perimetrin e afërt të sigurisë, ndërsa policia lokale është pozicionuar në perimetrin e largët të sigurisë.

Përgjatë natës, Forcat Speciale “Renea”, i kanë bërë thirrje të pandërprera për t’u dorëzuar, por 62-vjeçari nuk i është bindur thirrjeve të Policisë për t’u dorëzuar dhe ka vijuar të qëllojë me armë zjarri drejt Policisë.

Në mëngjesin e sotëm, Forcat Speciale “Renea”, kanë mundur të hyjnë deri në katin e dytë të banesës së shtetasit Ramiz Muçollari, i cili ishte ngjitur në papafingon e banesës dhe ka hapur zjarr në drejtim të Forcave Speciale “Renea”, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre.

Forcat Speciale “Renea”, në zbatim të plotë të procedurave standarte janë kundërpërgjigjur me zjarr dhe përreth një orë ka vijuar shkëmbimi i zjarrit. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, 62- vjeçari ka humbur jetën.

Theksojmë faktin se shtetasi Ramiz Muçollari, vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe gjatë ditës së djeshme ka qenë për vizitë me familjarët në spitalin psikaitrik, por nuk është shtruar në spital, dhe në mbrëmje kur janë kthyer në banesë ka nisur konfliktin me familjarët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon kqyrja e vendit të ngjarjes për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Nuk iu dorëzua RENEA-s për 11 orë, ekzekutohet me spajper 62-vjeçari

Forcat e RENEA-s kanë ekzekutuar me snajper 62-vjeçarin Ramiz Muçollari në Maliq, pasi ky i fundit hapi zjarri ndaj forcave të policisë dhe nuk pranoi të dorëzohej.

Muçollari plagosi me thikë  bashkëshorten e tij Pëllumbesha Muçollari dhe më pas goditi me sende të forta në kokë djalin e tij Kamber Muçollari, të cilët ndodhen në spital.

Pasi kryerjes së krimit, 62-vjeçari i armatosur u mbyll në dhumë dhe fillimisht hapi zjarr ndaj policisë së Korcës dhe më pas edhe ndaj RENEA-s.

Forcat RENEA tentuan të negocionin për 11 orë me 62-vjeçarin, por ky i fundit nuk ka pranuar të dorëzohet dhe më pas është ekzekutuar.

Në vendin e ngjarjes po grupi i ekspertëve të policisë shkencore, ndërsa pritet  një komunikatë zyrtare e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat