Përplaset makina dhe një furgon me turistë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, vdes bariu në anë të rrugës

Shqipëria

Përplaset makina dhe një furgon me turistë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, vdes bariu në anë të rrugës

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 17:09
Foto ilustrim

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Kakavijë. Mësohet se janë përplasur dy mjete, një autoveturë dhe një furgon me turistë polakë.

Si pasojë e përplasjes, mjetet kanë dalë nga rruga dhe kanë goditur një bari të zonës, që ndodhej në anë të rrugës. Bariu Vasil Gega ka humbur jetën në vend.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavie, automjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin D. S., është përplasur me automjetin tip “Nissan” me drejtues shtetasin T. G.

Si pasojë e përplasjes automjetet kanë dalë nga rruga. Në momentin që automjeti tip “Nisan’, ka dalë nga rruga ka goditur shtetasin Vasil Gega, 60 vjeç i cili ka humbur jetën. Shtetasi Vasil Gega ndodhej në anë të rrugës (bari me bagëti të imta).

Gjithashtu u transportuan për të marrë ndihmë mjekësore dy pasagjerë të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat