Goditi një qytetare/ Polici në Berat pezullohet dhe kallëzohet penalisht

Shqipëria

Goditi një qytetare/ Polici në Berat pezullohet dhe kallëzohet penalisht

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 08:57
Foto ilustrim

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore AMP (Rajoni Fier – Berat) ka kallëzuar penalisht një tjetër punonjës policie.

Madje, për të është bërë edhe pezullimi nga detyra.

Bëhet fjalë për Dejvi Toska, efektiv pranë Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Berat, i cili me veprimet e tij ka thyer rëndë Kodin Etik të Policisë së Shtetit.

Mesohet se një qytetare është ankuar se është goditur nga efektivi i Policisë, Toska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat