E thirri nga buka dhe e qëlloi, kush janë viktima dhe autori i krimit në Bulqizë

Shqipëria

E thirri nga buka dhe e qëlloi, kush janë viktima dhe autori i krimit në Bulqizë

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 13:07
Viktima Dritan Manjani dhe autori Dorjan Dema

Dorian Dema,  Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës, ku 26-vjeçari u qëllua me kaçavidë nga 30-vjeçari Dorjan Dema me të cilin pati një debat më herët në një kafe.

Autori dhe viktima ishin në të njëjtin lokal por në tavolina të ndryshme. 30-vjeçari ishte i shoqëruar me disa persona të tjerë dhe po konsumonte alkool, ndërkohë 26-vjeçari ishte i vetëm dhe po konsumonte kafe.

Dy të rinjtë u konfliktuan me njëri tjetrin në lokal, por gjithçka u mbyll aty dhe viktima zgjodhi të largohej. 26-vjeçari shkoi të konsumonte darkë me familjen kur zhurma e borive të dy makinave bëri që ai të dilte te porta e shtëpisë.

Image
Viktima Dritan Manjani

Aty ai u ndesh me 30-vjeçarin me të cilin u konfliktua në lokal. Dema e qëlloi me kaçavidë përpara banesës dhe u largua. Sakaq 26-vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.

Banorët e fshatit e konsiderojnë 26-vjeçarin si një djalë të rregullt që nuk kishte konflikte me njeri.

Image
Autori Dorjan Dema

Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes dhe po vijon punën për zbardhjen e motiveve të këtij krimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat