“Britanikët kanë sjellë një listë të re me ‘non grata’”, Karamuço: Duhet bërë publike

Shqipëria

“Britanikët kanë sjellë një listë të re me ‘non grata’”, Karamuço: Duhet bërë publike

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 21:22
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se Britania e Madhe ka përpiluar një listë të re me emrat e personave të shpallur non-grata në Shqipëri.

Sipas tij britanikët po bëjnë një gabim me politikën e tyre për të mbajtur sekretë emrat që ndodhen në këtë listë.

Ai shprehet se lista e re që ka ardhur duhet të bëhet publike për opinionin, ose përndryshe nuk ka asnjë vlerë.

“Britanikët kanë një politikë shumë të gabuar që mbajnë sekret emrat “non grata”. Lista e re që ka ardhur, duhet të bëhet transparente për publikun, ndryshe nuk ka asnjë vlerë…”, shkroi ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat