Doni të aplikoni për pasaportë dhe kartë ID? Ministria del me njoftimin e rëndësishëm

Shqipëria

Doni të aplikoni për pasaportë dhe kartë ID? Ministria del me njoftimin e rëndësishëm

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 20:11
Foto ilustrim

Ministria e Brendshme dhe kompania “IdentiTek” njofton qytetarët se të gjitha zyrat e aplikimit për letërnjoftime dhe pasaporta do të jenë të hapura edhe dy të shtunat e ardhshme, me datë 19 dhe 26 gusht.

Kjo për të lehtësuar shërbimin për qytetarët tanë, që kanë ardhur për të pushuar në Shqipëri, e njëkohësisht të ripajisen me dokumente idetifikimi dhe udhëtimi.

Procedura për aplikim për letërnjoftim apo pasaportë ju merr vetëm pak minuta kohë, në zyrën e “IdentiTek”, që ndodhen në zonën ku banoni.

Kuponat i gjeni tek çdo zyrë e Postës Shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat