Zbulohet një “shtëpi bari” pranë Dimalit/ Policia shoqëron 5 persona, detajet e para

Shqipëria

Zbulohet një “shtëpi bari” pranë Dimalit/ Policia shoqëron 5 persona, detajet e para

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 23:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Një banesë në të cilën kultivohej kanabis është zbuluar mbrëmjen e sotme në fshatin Pobrat, në ish-komunën Kutalli në Dimal.

Paraprakisht mësohet se policia ka shoqëruar deri tani 5 persona, të cilët po merren në pyetje, ndërkohë që priten të tjera shoqërime.

Personat e shoqëruar janë nga Fieri dhe Berati, ndërsa njëri prej tyre dyshohet se është pjesë e grupit kriminal që kutivoi kanabis në një karburant në Lushnje, tek “Pushimi i shoferit”.

Personat e shoqëruar flinin në një hotel në afërsi të Kalasë në Berat, aty ku edhe u ndaluan nga policia. Deri tani nuk ka asnjë informacion zyrtar nga policia, ndërkohë që nuk dihet as sasia e drogës së sekuestruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat