Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, dy të plagosur

Shqipëria

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, dy të plagosur

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 22:20
Foto ilustrim

Një aksident është shënuar në aksin rrugor Sarandë-Delvinë me pasojë dy të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Shelegar. Mësohet se një automjet tip “Mercedes-Benz” me drejtues Zenel Tushën është përplasur me automjetin tip “Mitsubishi” me drejtues Eltjon Çelën, 34 vjeç.

Të plagosur kanë mbetur pasagjerja e Benz-it, 63 vjeçarja Adife Tusha dhe drejtuesi i Mitsubishit. Ata po marrin ndihmën e parë në urgjencën e spitalit të Sarandës.

Sipas mjekëve, gjendja e Eltjon Çelës është e mirë ndërsa Adife Tusha është më rëndë. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat