Makina përplaset me bordurat në digën e liqenit, shoferi merr targat dhe “zhduket”

Shqipëria

Makina përplaset me bordurat në digën e liqenit, shoferi merr targat dhe “zhduket”

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Një automjet ka dalë nga rruga në Tiranë dhe është përplasur me murin rrethues të digës në zonën e Liqenit Artificial, duke u futur në zonën e këmbësorëve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit, ku mjeti është përplasur me murin, zonë e autorizuar vetëm për këmbësorë

Makina e tipit BMW X6 po udhëtonte në “Rrugën e Kosovarëve” ka dalë nga rruga duke fluturuar nga barrierat dhe ka përfunduar në digën e Liqenit të Tiranës.

Nuk raportohet për të plagosur nga aksidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat