Drejt izolimit zjarri në Laç/ Dëmet janë të konsiderueshme, nuk ka rrezik për banesat

Shqipëria

Drejt izolimit zjarri në Laç/ Dëmet janë të konsiderueshme, nuk ka rrezik për banesat

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 23:20
Laç

Është drejt izolimit zjarri që vijon prej mesditës të së martës në kurorën me pisha në Laç. Për shuarjen e flakëve janë angazhuar strukturat vendore dhe qëndrore. Mbi 50 efektivë të Forcave të Armatosura, katër mjete zjarrfikëse dhe një helikopter Cougar u vunë në dispozicion për të neutralizuar flakët.

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të zjarrvënies, 41 vjeçarin Vladimir Hysku, i cili ka pasur për qëllim të djegë disa mbeturina por flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme.

Gazetari Ahmet Zani raporton live se tashmë është zjarri është vënë nën kontroll.

“Janë disa vatra të vogla por pjesa e pyjeve pranë kishës së Shna Ndout është ruajtur. Dëmi është i konsiderueshëm duke rrezikuar edhe disa banesa. Tashmë thuajse është eliminuar vatra e madhe e përhapur në të gjithë kurorën e pishave por pas shpërthimit të menjëhershëm të zjarrit rrezikoi disa banesa por zjarrfikëset mënjanuan menjëherë zjarrin.”, raportoi gazetari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat