Grushta dhe shkopinj bejsbolli për 25 mijë euro borxh, ja pamjet e sherrit mes dy grupeve në Kavajë

Shqipëria

Grushta dhe shkopinj bejsbolli për 25 mijë euro borxh, ja pamjet e sherrit mes dy grupeve në Kavajë

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 07:43
Foto nga vendi i ngjarjes

“Ora News” ka siguruar pamjet e sherrit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kavajë, ku disa të rinj, pjesë të dy grupeve, u goditën me shkopa bejzbolli dhe me tulla.

Siç shihet edhe nga pamjet, disa të rinj, sulmojnë fillimisht një person brenda një makine dhe më vonë, kur ata largohen një person tjetër u kthehet për t'i goditur.

Sipas burimeve, shkak i sherrit në Kavajaë është bërë një borxh prej 25 mijë euro. Danjel Habibi i ka pasur borxh 25 mijë euro 49-vjeçarit Zenel Lushkja.

Në momenti kur ka ndodhur ngjarja kanë qenë në lokal dhe persona të tjerë kanë ndërhyrë për të shuar sherrin.

Por duket se nuk ka përfunduar në lokal pasi disa orë më vonë janë konfliktuar sërish dhe 49-vjeçari i kanë goditur edhe makinën.

Ndërkohë policia tha se po heton lidhur me ngjarjen dhe po punon për kapjen e autorëve, sakaq i plagosuri Zenel Lushkja ka marrë edhe trajtim mjekësor.

Njoftimi i Policisë së Kavajës për ngjarjen

Informacion paraprak

Rreth orës 20:15, në lagjen nr. 1 Kavajë, dyshohet se shtetasit D. H., 23 vjeç , dhe Q. B., rreth 35 vjeç, janë konfliktuar me sende të forta me shtetasin Z. L., 49 vjeç.

Si pasojë e konfliktit shtetasi Z. L., është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Kavajës, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën për lokalizimin dhe kapjen e dy autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat