Ashensori do bëhet në rrugën e vetme të banesës, familja Dersha: S’kalojmë dot, leja jo përmasa reale

Shqipëria

Ashensori do bëhet në rrugën e vetme të banesës, familja Dersha: S’kalojmë dot, leja jo përmasa reale

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 15:02
Ashensori

Prej 50 vitesh familja autoktone Dersha jeton në një banesë në rrugën “4 dëshmorët” në kryeqytet, të cilën e ka privatizuar që prej vitit 1996. Për të shkuar në banesën e tyre është vetëm një rrugë, por megjithatë në datë 3 gusht familja Dersha u ndesh me fillimin e punimeve për ndërtimin e një ashensori për pallatin që ndodhet pranë banesës së tyre. Ashensori me gjerësi 1.5 metra sipas lejes së dhënë nga bashkia e Tiranës do të ndërtohet në rrugën e vetme të kalimit, nëpërmjet së cilës familja Dersha mund të hyjë në banesë.

Në planimetrinë e dorëzuar elektronikisht pranë bashkisë për marrjen e lejes nga ana e administratorit të pallatit, është paraqitur një dokument me përmasa jo reale. Në dokument gjerësia e rrugës thuhet se është 5.1 metra, ndërkohë që në realitet është 3.4 metra.

Që prej datës 4 gusht familja Dersha ka bërë shumë ankesa në institucionet përgjegjëse IMT, IKMT, Bashkia Tiranë, komisariat dhe platforma e bashkëqeverisjes për të kundërshtuar këtë leje me arsyen se iu cenon të drejtën e rrugës së vetme të kalimit, por ende nuk kanë marrë një përgjigje nga autoritetet, as për pyetjen se cila instancë shtetërore ka autoritetin që të bëjë matjet në terren.

Paradoksi në dhënie e kësaj leje është fakti se rruga është pronë shtetërore ndërsa pallati pronë private dhe kjo sipas specialistëve është njësoj sikur të kërkosh leje ndërtimi dhe nuk e merr dot sepse nuk ke prone ku ta zbatosh projektin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat