Shpërthen tubacioni i ujësjellësit në Bulqizë, banorët rrezikojnë të mbeten pa ujë

Shqipëria

Shpërthen tubacioni i ujësjellësit në Bulqizë, banorët rrezikojnë të mbeten pa ujë

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 09:52
Foto ilustrim

Amortizimi i linjës kryesore të tubacionit në Bulqizë ka krijuar dëmtime dhe për pasojë uji ka shpërthyer në sipërfaqe.

Siç shihet edhe nga pamjet, uji ka vërshuar edhe në rrugët e lagjes së vjetër të qytetit. Një pjesë e bashkimit të tubacionit është në sipërfaqe dhe kjo mund të shkaktoje edhe helmim për banorët!

Pak muaj më parë, në spitalin e Bulqizës u paraqitën disa persona me shenja helmimi për shkak të ujit, pasi tubacioni vjen nga zona e parë e minierave.

Një fenomen i tillë ndodhi edhe në njësinë administrative Gjoricë si pasojë e kontaminimit të ujërave të bardha me ato të zeza, ku u helmuan mbi 70 banorë.

Shpesh herë, në linjat e tubacioneve kryesore në Bulqizë ka pasur shpërthime të ujit, si pasojë e amortizimit të linjave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat