Asnjë vatër zjarri aktive në vend/ Peleshi: U shua edhe vatra në vendgrumbullimin e mbetjeve në Elbasan

Shqipëria

Asnjë vatër zjarri aktive në vend/ Peleshi: U shua edhe vatra në vendgrumbullimin e mbetjeve në Elbasan

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 10:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Të shtata vatrat e zjarrit që ditën e djeshme përfshinë zona të ndryshme të vendit janë shuar, ben te ditur Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Permes nje postimi ne facebook, ai shton se aktualisht nuk ka asnjë vatër aktive në vend.

Në fshatin Krastë, në bashkinë e Krujës, të gjitha vatrat që ishin aktive janë shuar.Puna intensive dhe angazhimi maksimal bëri të mundur shuarjen përfundimtare të flakëve edhe në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, në Elbasan.

Situata po monitorohet nga forcat e zjarrfikëses së bashkisë së këtij qyteti.Të gjithë strukturat e mbrojtjes civile në nivel vendor dhe qendror mbeten në gatishmëri të plotë,  shkruan Ministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat