37-vjeçari shqiptar kërcënoi se “do të hidhte ndërtesën në erë”, dorëzohet pas 36 orë negociata me policinë italiane

Shqipëria

37-vjeçari shqiptar kërcënoi se “do të hidhte ndërtesën në erë”, dorëzohet pas 36 orë negociata me policinë italiane

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 11:06
Foto ilustrim

Një 37-vjeçar me origjinë shqiptare, me probleme të shëndetit mendore, refuzoi shtrimin e detyruar në spital dhe ngriti  barrikadë në shtëpinë që ndan me prindërit e tij, të cilët, nuk ishin të pranishëm në atë kohë. 

Për orë të tëra, zjarrfikësit shtrinë një tendë poshtë ballkonit ku burri shikonte herë pas here jashtë, duke deklaruar se nuk do të kapej i gjallë. Në vendngjarje kanë qenë të pranishëm dhjetëra karabinierë dhe efektivë policie.

Herë pas here ai dilte në tarracë duke bërtitur fraza delirante si: “Nuk do të më kesh kurrë” “Loja mbaroi” , “Unë mund të vdes, por ju nuk do të më keni kurrë me asnjë çmim”, etj,

Ngjarja ka ndodhur në fundjavë, në Morciola di Vallefoglia in via De Gasperi në Pezaro.

Mediat italiane shkruajnë se ai ishte mbyllur në shtëpi bashkë me qenin e tij dhe se  kishte vendosur një flamur shqiptar në tarracë dhe kërcënonte se do t’i vinte flakën vetes dhe do të hidhte pallatin në erë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat