Kadastra on line/ Rama: Fluks pune në sistemin digjital, sistemi i vjetër i sekserëve nuk punon më

Shqipëria

Kadastra on line/ Rama: Fluks pune në sistemin digjital, sistemi i vjetër i sekserëve nuk punon më

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 13:40
Foto ilustrim

RAMA: Dhe thonë e thonë s’funksionon sistemi i ri i Kadastrës…

Kjo është vetëm një fotografi e fluksit të punës së sistemit digjital, ku mund të shihen qartë datat hyrëse e dalëse të aplikimeve, pa sportel, pa kontakt fizik me punonjësit, pa mundësi ndërhyrjeje nga lart, poshtë, anash për të marrë e dhënë favore, pa shans për rryshfet sepse sistemi nuk ha mik dhe pa të gjitha sekëllditë e tmerret e të kaluarës në marrjen e shërbimit

Ndërkohë që po, e vërtetë, s’funksionon më sistemi i vjetër, zhbëhet përditë rrjeti i sekserëve, influencave të llojllojshme, buburrecave e minjve brenda kadastrës, të cilët vazhdojnë të dorëhiqen prej tharjes së burimeve të pista, vazhdon papushim puna për përmirësimin dhe rritjen e efiçencës së sistemit të ri, i cili ka ende problemet e veta.

Por edhe kështu siç është ka dhënë dy prova të mëdha, si një sistem armiqësor me korrupsionin dhe miqësor me qytetarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat