Rama: Jemi mirë në autobusin e BE/ Kryeministri reagon pas sqarimit të Brukselit për anëtarësimin

Shqipëria

Rama: Jemi mirë në autobusin e BE/ Kryeministri reagon pas sqarimit të Brukselit për anëtarësimin

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 19:14
Edi Rama

Pas qëndrimit të zëdhënëses së Komisionit Europian, e cila mohoi të ketë patur koordinim me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel për një afat konkret për zgjerimin, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Nëpërmjet një postimi në “X”, ai e ka krahasuar anëtarësimin në union me një autobus,  udhëtimi i të cilit  do të jetë i ngadaltë, por i sigurt.

“Kjo është arsyeja pse autobusi nuk mund të bëhet kurrë aeroplan…

Gjithsesi më besoni, në statusin aktual të punëve të qëndrosh në autobusin e BE-së edhe pa ndenjëse është më e sigurt se të ulesh në një aeroplan rus, sepse udhëtimi mund të jetë shumë i ngadaltë dhe destinacioni ynë është shumë larg, por një gjë është e sigurt si vdekja: ky autobus nuk do të rrëzohet kurrë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat