Fshati mysliman që kujdeset për pesë kishat e tij!

Shqipëria

Fshati mysliman që kujdeset për pesë kishat e tij!

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 06:25
Fshati Kërçisht i Sipërm

Në fshatin Kërçisht të Sipërm, në Njësisë Administrative Maqellarë në Bashkinë Dibër, kanë mbetur 50 familje.

“Gjysma e fshatit ka qenë ortodoks. Nuk ka rëndësi nëse është kishë apo xhami, kujdesemi.”

“Nuk i prek njeri se janë të shenjta.”

“Nuk ka lidhje besimi, është pjesë e hershme kjo punë. Marrëdhëniet i kemi pas me pjesën tjetër shumë në rregull. Xhamia ka pjesën e vet.”

Banorët që jetojnë aty thonë se ka një interes të turistëve, nisur edhe nga objektet monument kulture siç janë kishat

“Vijnë turistë shumë, vijnë gjermanë shumë, polakë, çekë.”

“Ka kishat, ka terrenin, pjesë turistike është.”

Fshati Kërçisht i Sipërm ndodhet 3.5 kilometra nga Maqellara e rreth 7 kilometra nga kufiri me Maqedoninë e Veriut

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat